14:17 / E Martë, 15 Shkurt 2022 / C E

Albin Tahiri befasohet në Bejing, në ditëlindjen e tij

Skitari kosovar, Albin Tahiri sot ka mbushur 33 vjet.

Ditëlindjen e tij ai e ka festuar në Beijing të Kinës po e përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore.

Tahiri ka marrë një surprizë të bukur nga përfaqësuesit e KOK-ut.

Ai është befasuar derisa ka parë se një tortë dhe duke i kënduar shokët e tij ia uruan ditëlindjen. /IndeksOnline/