Albin Tahiri fiton normën olimpike, Pekini 2022

Skitari ynë, Albin Tahiri, ka fituar edhe një normë olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.
Tahiri sot fitoi normën në kombinim alpin, pas garës së mbajtur në Trevisio të Italisë.
Nga dy garat e sotme, Albini doli i 28-ti dhe 36-ti, që i mjaftuan për të marrë 133.05 pikë përkatësisht 137.80 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë.
31-vjeçari deri më tani ka plotësuar kriteret e novojshme për normë olimpike edhe në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh.