75 Mall Live Search
15:32 / E Martë, 01 Tetor 2024 / L K

Albina Kelmendi, 10x10x10!

Albina Kelmendi ka gati albumin e ri. Me 10 tetor, këngëtarja e përmasave kombëtare dhe evropiane do të lansoi albumin me 10 këngë të reja.

Të gjitha këngët e reja janë solo dhe nuk do të ketë bashkëpunime.

‘’Shumë të vështirë e kom me zgjedh këngën e preferume veç e di qe keni me dëgju super këngë’’, ka shkruar ajo në Instagram.

Me 10 tetor në Klan Arena do të jetë mbrëmja kur artistë dhe emrat më të shquar të muzikës e artit do të bëhen bashkë për të parë promovimin e albumit të Albinës./Indeksonline/