Albina Kelmendi e “dridhë” Suharekën me këngën e Hajredin Pashës, para kupave të Ballkanit

Skuadra e Ballkanit sot mori titullin e Superligës së Kosovës, pasi zhvilloi ndeshjen e fundit të këtij edicioni me Prishtinën në shtëpi.
Një mbrëmje e gjatë është në qytetin e Suharekës, pasi po festohet jo një titull, por dy, shkruan Indeksonline

Si mysafire speciale në këtë mbrëmje feste te ekipi i Ballkanit është edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi – e cila po e “kallë” me këngën e Hajredin Pashës.
Kujtojmë që Ballkani përveç Superligës së Kosovës, ditë më parë fitoi edhe Kupën e Kosovës, duke i kompletuar dy tituj këtë edicion fantastik të djelmoshave dhe trajnerit Ilir Daja./Indeksonline/