Albina Kelmendi hap një sondazh për fansat, rezultati është impresiv

Albina Kelmendi është rikthyer në Kosovë pas një përvoje emocionale që kishte në Liverpool në garën më të madhe të këngës evropiane, Eurovision. Këngëtarja pejane ka hapur një sondazh në profilin e saj në Instagram.
“A jeni për një kangë të re këtë javë” është pyetja e Albinës për fansat.
Dhe duket se të gjitha fansat janë në pritje të një projekti të ri muzikor nga ajo, gjë e cila shihet në përgjigjet që ka marrë në sondazh./Indeksonline/
