75 Mall Live Search
00:14 / E Diele, 08 Tetor 2023 / MSH

Albina Kelmendi i bën befasinë e jetës burrit të saj, i dedikon këngë në përvjetorin e dashurisë

Nuk ka gjë më të veçantë se të duash dhe të kesh në krah personin e zemrës.

Këtë gjë më së miri e ka dëshmuar këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi.

Në çdo hap të jetës, ajo ka pranë vetës bashkëshortin e saj.

Çifti sot feston përvjetorin e dashurisë së tyre dhe Albina s’ka se si t’i shprehte më mirë dashurinë sesa me atë që e bën më së përkryeri – me këngë.

“Krejt veten” quhet lirika në të cilën Albina ka shkrirë zemrën e saj.

Dëgjojeni këngën më poshtë.