75 Mall Live Search
21:48 / E Premte, 27 Dhjetor 2024 / MSH

Albina Kelmendi këndon për herë të parë në Sanxhak

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi, ka mbajtur një natë festive në Sanxhak.

Në mes të audiencës pati edhe shqiptarë, të cilët u befasuan nga prezenca dhe performanca e Albinës, shkruan IndeksOnline.

Një shqiptare atje, Amina Nuraj, ndau një fotografi të përbashkët me Albinën, duke shkruar: “Hera e parë në Sanxhak, ndodhi edhe kjo. Faleminderit e dashur Albina”.

Koncertet gjithandej ku flitet shqip lënë të kuptosh se vërtet muzika e mirëfilltë thyen kufijtë.