75 Mall Live Search
19:15 / E Enjte, 13 Nëntor 2025 / H F

Albina Kelmendi mahnit me interpretimin e saj në “Kënga Magjike 2025”

Artistja e muzikës, Albina Kelmendi ka prezantuar këngën “Gënjeja”, me të cilën merr pjesë në “Kënga Magjike 2025”, duke dhuruar një interpretim të jashtëzakonshëm në skenën e festivalit.

Në një postim në rrjetet sociale, Albina ka ndarë emocionet e saj për këtë projekt të ri, duke zbuluar se muzika, teksti dhe orkestrimi janë realizuar nga Adrian Hila, transmeton IndeksOnline.

“Një krijim i veçantë nga Adrian Hila, me të cilin kam bashkëpunuar me shumë dashuri e respekt. Falënderim i veçantë për Joni Peci për veshjen që më bëri të ndjehem si vetja në çdo detaj.”, ka shkruar ndër të tjera artistja.

Performanca e Albinës u prit me duartrokitje dhe vlerësime të shumta nga publiku, ndërsa fansat e saj e cilësuan interpretimin si një nga më të ndjerë dhe më profesionalët e këtij edicioni.