Albina Kelmendi sjell projektin e ri ‘Nuk e pranoj’
Këngëtarja e re por që premton shumë, Albina Kelmendi ka sjellur projektin e ri.
Ajo ka publikuar këngën ‘Nuk e pranoj’ e cila është bashkangjitur me videoklip dhe është e zhanrit baladë, shkruan Indeksonline.

Për tekstin e këngës është kujdesur Kreshnik Avdiu, muzikën dhe orkestrimin e ka bërë ‘Duo Bass Records’ kurse për videon është përkujdesur URBAN Graphics.
Ndryshe, Albina vlerësohet për zërin e saj unik dhe stilin e veçantë në të kënduar./Indeksonline/