Albina surprizon me këngën “Të Dua”, klipi romantik që po pushton rrjetin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi, ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re me titull “Të Dua”.
Projekti muzikor vjen i shoqëruar me një videoklip të veçantë, ku protagonistë janë një nuse dhe një dhëndër, duke i dhënë klipit një frymë romantike dhe tradicionale, shkruan Indeksonline.
Me një interpretim emocional dhe një melodi të ndjerë, “Të Dua” trajton temën e dashurisë së pastër dhe të përjetshme.
Albina po vazhdon të dëshmojë se është një nga zërat më të fuqishëm në skenën muzikore shqiptare, duke sjellë projekte që kombinojnë ndjenjën, traditën dhe stilin bashkëkohor./Indeksonline/