75 Mall Live Search
13:43 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Albini dhe aderimi, në Vetëvendosje bashkohet një shqiptar që jeton në Paris

Albin Kurti vazhdon të jetë aktiv me “aderimet” e tij të famshme.

I pari i Vetëvendosjes ka njoftuar në Facebook se me partinë e tij është bashkuar Bekim Ushaku, një shqiptar me orijgjinë nga Ulqini, por i lindur në Paris.

“Së bashku me Kryetarin e Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Prishtinë dhe anëtarin e kryesisë sonë, Arben Vitia, sot, mirëpritëm anëtarësimin në Lëvizjen tonë të z. Bekim Ushaku. Bekimi është me origjinë nga Ulqini, por i lindur në Paris.

Prindërit e tij emigruan në Francë gjatë viteve të ’60-ta. Familja e Bekimit u kthyen në Prishtinë kur ai dhe motra e tij morën shkollimin fillor e të mesëm, kurse për studimet universitare rikthye në Paris, ku magjistroi në Disenj të Produktit në Creapole -Paris 1.

Një kohë disenjoi produkte në industrinë e urbanizmit, shëndetësisë, veturave, por edhe automjeteve të trafikut urban siç është Iveco (autobusët lokal për tregun evropian) dhe Bombardier (trenat ndërurban për regjionin e Parisit). Bekimi tash disenjon për Groupe Royer për marka të njohura sikurse Umbro, Kickers, Hung dhe Everlast, si dhe asiston në projekte të arkitekturës komerciale. Gjithashtu, ai është profesor në Fakultetin e Disenjit në Paris 1, tash e 12 vjet, dhe anëtar i komisionit për disenj të produktit dhe disenj të transportit për temat e diplomave të nivelit master.

Bekim Ushaku ka specializuar në Design Thinking dhe Storytelling në relacion me lindjen e grupeve të reja shoqërore që japin ide për nevojat e reja për produkte të ndryshme. Shoqëria jonë ka nevojë për njohuritë, kreativitetin e përvojën e Bekimit, dhe, Lëvizja jonë është mënyra e mundësia për këtë” shkruan Kurti në njoftim./Indeksonline/