75 Mall Live Search
12:57 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Albinit i bashkëngjitet bashkëshortja norvegjeze në fushatë

Liderët e partive dhe kandidatët për kryeministër po shoqërohen edhe nga partnerët e tyre në tubimet zgjedhore.

Kështu ndodhi edhe në tubimin e Lëvizjes Vetvendosje në Podujevë që u mbajt sot, shkruan Indeksonline.

Lideri i kësaj partie dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti ishte së bashku me bashkëshorten e tij , norvegjezja Rita K. Augestad-Knudsen e cila po e shoqëron tani edhe në fushatat zgjedhore.

Kujtojmë që Albini dhe Rita janë prindër të një vajze./Indeksonline/