Albion Rrahmani në formacionin e sezonit në Rumani

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, është futur në formacionin e sezonit në Superligën e Rumanisë.
Rrahmani luajti 30 ndeshje gjatë këtij sezoni me ekipin e Rapidit të Bucurestit edhe pse kishte probleme me lëndime, shkruan Indeksonline
Por, në këto ndeshje sa luajti ai bëri për vete të gjithë tifozët në Rumani, duke shënuar 19 gola në të gjitha garat.
Rrahmani po ashtu ka bërë edhe pesë asite me fanellën e Rapidit.
Kujtojmë se Rrahmani është një prej lojtarëve më të kërkuar. Raportohet se për lojtarin kosovar ka interesim edhe nga skuadrat angleze.
Vlera e 23-vjeçarit sipas sajtit “Transfermarkt” është 2.3 milionë euro./Indeksnonline/