Albion Rrahmani shënon gol në finalen e Kupës së Çekisë

Albion Rrahmani ka shënuar gol me Sparta Pragën, në finalen e Kupës së Çekisë.
Sulmuesi kosovar shënoi golin e nderit, pasi Sparta u mposht në finale nga Sigma Olomouc, me rezultat 3-1.
Rrahmani u inkuadrua në pjesën e dytë dhe u tregua i sakt nga penalltia, në minutën e 61-të.
Ky ishte goli i nëntë seszonal për ”Lewandoswskin” e Kosovës.
Po ashtu për Sparta Pragën në këtë ndeshje luajtën edhe tre futbolistët tjerë shqiptarë, Ermal Krasniqi, Qazim Laci e Indrit Tuci./IndeksOnline/
Sparta snižuje! ⚽️ Z penalty se prosadil Albion Rrahmani. 🚀 pic.twitter.com/ci2wI84IxI
— MOL Cup (@MOL_Cup) May 14, 2025