Albon Pervizaj mposhtet nga venezuelasi Garcia, kaos pas përfundimit të meçit

Boksieri shqiptar, Albon Pervizaj ka pësuar një humbje mbrëmë në meçin e zhvilluar në Hamburg.
Ai u mposht nga venezuelasi Jose Luis Marin Garcia, pasi fitoi me “KO” në raundin e 10-të.
Pervizaj e dominoi kundërshtarin vetëm në raundin e parë, ndërsa më pas u vu re mungesa e përgatitjes fizike, gjë që Garcia e shfrytëzoi me përvojë për të arritur një fitore të merituar.
In an incredible heavyweight battle, an upset actually occurs in the final round!‼️
— Permante (@PermantexG) October 18, 2025
Luis Jose Marin Garcia (17-11-1) 🇻🇪 delivers a thunderous stoppage of Albon Pervizaj (19-2) 🇩🇪 in Hamburg, Germany.
Pervizaj requires immediate medical attention, and afterward, the foreign team… pic.twitter.com/dIpqQLBYVj
Kjo ishte humbja e dytë në karrierën profesionale të Pervizajt, i cili aktualisht ka bilanc prej 19 fitoreve, dy humbjeve dhe asnjë barazimi.
Mirëpo pas përfundimit të ndeshjes, ekipi i venezuelasit u sulmua nga disa persona të cilët thuhet se ishin të revoltuar me humbjen e prizrenasit./IndeksOnline/