Albulena Haxhiu: Deklaratën për Kurtin si anti-amerikan s’e beson as vetë Grenell

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka komentuar deklaratën e të dërguarit Special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorit amerikan Richard Grenell, i cili tha se Albin Kurti është kundër SHBA-së dhe se është anti-amerikan.
Sipas Haxhiut kjo deklaratë është në vazhdën e deklaratave klishe, e cila bëhet nga njerëz që as vetë ata nuk e besojnë.
“Kemi parë deklaratën e Grenell mbrëmë në Twitter dhe natyrisht është në vazhdën e deklaratave, që është njëfarë klishe-je për të cilën ose as vetë të cilët bëjnë akuza të tilla nuk i besojnë.
VV nuk është parti antiamerikane, poashtu Albin Kurti nuk është anti-amerikan por që kjo po përdoret gjithmonë në mungesë të argumenteve, për çështjet që i ngritë VV.Përdoren terma të tilla që jam e bindur që as vetë Grenell nuk i beson. Kosova dhe qytetarët e Kosovës ajën populli më pro-amerikanë dhe pikërisht këta qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit vendosen që Kurti të jetë me mbështetjen më të madhe, pra si ka mundësi një person “anti-amerikan”, votohet më së shumti nga populli më pro-amerikan në Kosovë”, tha Haxhiu në Dukagjin, shkruan Indeksonline.
Ajo tha se këtë e ka parë si një status në vazhdën e atyre ku s’ka argumente.
“E ftoj Grenell që t’i dëgjojë argumentet e VV-së, karshi zotimeve,pasi s’është as marrëveshje që i ka nënshkruar kryeministri i paligjshëm në Washington, e jo të merret me deklarata të tilla. S’është diplomatike, për një diplomat kjo gjuhë është e papranueshme”, shtoi ajo.
Madje Haxhiu tha se Vetëvendosje-n dhe Kurtin e njohin qytetarët, e kjo s’ka të bëjë aspak me Amerikën dhe se ato kundërshtim kanë të bëjnë vetëm për zotimet që i nënshkroi Hoti./Indeksonline/