Albulena Haxhiu dënon sulmin ndaj Valon Syles, liria e shprehjes është e garantuar me kushtetutë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në hapjen e konferencës pas mbledhjes së ekzekutivit ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj gazetarit, Valon Syla, mbrëmë rreth orëve të vona.
Ajo tha se liria e shprehjes është e garantuar edhe me kushtetutë të Republikës së Kosovës, transmeton IndeksOnline.
Ndërkaq, Haxhiu tha se Qeveria e Kosovës është duke punuar që ta fuqizojnë avokaturën shtetërore.
Sipas saj, së fundi kanë rritur numrin e avokatëve shtetëror pasi ka qenë një numër i vogël i tyre.
Ministrja gjithashtu theksojë së data 14 prill është vendosur si datë memoriale e të Mbijetuarve të dhunës gjatë luftës së fundit në Kosovë./IndeksOnline/