75 Mall Live Search
14:33 / E Mërkurë, 09 Shtator 2020 / indeksADMonline

Haxhiu i reagon Grenellit: Populli e di se kush është Albin Kurti

Anëtarja e Kryesisë së VV-së, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj një deklarate të emisarit special të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili gjatë ditës së djeshme tha se kreu i VV-së, Albin Kurti ka qenë gjithmonë kundër Amerikës.

Sipas saj, as Kurti e as Lëvizja Vetëvendosje nuk janë antiamerikane.

Postimi i plotë:

Së pari, as Albin Kurti as Lëvizja VETËVENDOSJE nuk janë antiamerikane. Kjo është klishe e vjetër që është bërë ndaj VV-së dhe tashmë kjo gjë është e tejkaluar, askush nuk beson në të, madje as vet ata që e thonë.

Së dyti, Kosova është vendi më proamerikan në botë, pas vetë SHBA-së. Si mund të jetë njeriu më i votuar i popullit më proamerikan një antiamerikan?
Pra, populli e ka shumë të qartë se kush është VV-ja dh Albin Kurti.

Së treti, ne historikisht kemi kritikuar pozicionet e gabuara dhe të dëmshme të palëve nga Kosova dhe historia po na e dëshmon që kemi pasur të drejtë, nga demarkacioni te zajdenica e deri tashti kur u dha shumçka e s’u mor asgjë. Kjo nuk ka të bëjë fare me Amerikën.