Albulena Haxhiu i shkon në takim presidentit Thaçi

Në takimin e thirrur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi e pranishme do të jetë edhe Albulena Haxhiu.
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ministre në detyrë e Drejtësisë tashmë ka arritur në objektin e presidencës ku edhe pritet të zhvillohet takimi me presidentin Thaçi, raporton Indeksonline.
Haxhiu do të përfaqësojë Lëvizjen Vetëvendosje, partia e parë e dalë nga zgjedhjet e gjashtë tetorit dhe nga e cila pritej emri i mandatarit, por gjë e cila nuk u bë deri më sot.

Presidenti sot i dërgoi letrën e pestë liderit të VV-së, Albin Kurti ku edhe tha se duhet të vazhdohet me hapat e ardhshëm për krijimin e qeverisë së re, pasi kjo e Kurtit u rrëzua në Parlamentin e Kosovës nga një mocion i ngritur nga LDK, bashkëpatiak në qeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.
Mbetet të shihet se si do të zhvillohen takimet e sotme të Thaçit me liderët partiak parlamentar, teksa shumica prej tyre tashmë edhe kanë arritur në presidencë./Indeksonline/
