15:21 / E Premte, 06 Gusht 2021 / k.v

Albulena Haxhiu kërkon nga personeli i SHKK-së dhe nga të burgosurit që të vaksinohen

Deri në këtë moment, vetëm 41% e personelit korrektues dhe pak më shumë se 50% e të burgosurve janë vaksinuar me dozën e parë kundër virusit COVID 19.

Këto shifra janë dhënë nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Për shkak të rritjes së vazhdueshme të rasteve të të infektuarve si pasojë valës së re të COVID-19, e njohur si varianti Delta dhe duke ditur ndjeshmërinë dhe mundësinë e përhapjes së virusit përbrenda institucioneve korrektuese, ftoj të gjithë personelin korrektues në SHKK sikurse edhe të burgosurit, që të vaksinohen me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit i cili ka marrë jetë njerëzish dhe shumë të tjerë kanë luftuar për jetën”, ka dekalruar ajo.

Shëndeti individual i secilit është garantues për shëndetin publik të të gjithëve. Haxhiu kërkon që le të kontribouojmë bashkërisht, për një shoqëri të shëndetshme./IndeksOnline/