75 Mall Live Search
12:26 / E Hënë, 02 Mars 2026 / KV

Albulena Haxhiu konfirmon seancën solemne, më 5 mars për nder të Epopesë së UÇK-së

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së kryesisë, në një konferencë për media ka konfirmuar se seanca solemne për nder të Epopesë së UÇK-së do të mbahet, më 5 mars, duke filluar nga ora 10:00, transmeton IndeksOnline.

Ajo bëri të ditur se në këtë seancë, përveç krerëve të shtetit, do të kenë fjalën edhe shefat e grupeve parlamentare.

Haxhiu theksoi se gjatë mbledhjes së kryesisë është diskutuar edhe për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm të kuvendit. Megjithatë, sipas saj, anëtarët e kryesisë kanë kërkuar më shumë informacione lidhur me këtë çështje, para se të procedohet më tej.

Seanca e 5 marsit organizohet në kuadër të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./IndeksOnline/