75 Mall Live Search
20:53 / E Diele, 10 Gusht 2025 / AR

Albulena Haxhiu merr informata te Shërbimi Korrektues për Mefail Shkodrën: Qëndruan pak muaj në paraburgim për fajde e detyrim

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, thotë se dy nga të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gjilan, Mefail dhe Edonis Shkodra, “kanë qëndruar vetëm pak muaj në paraburgim, nga data 21 qershor 2024 deri më 8 tetor 2024, me ndërprerje paraburgimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë”.

Ajo thotë se “kjo periudhë shumë e shkurtër paraburgimi për veprat që ata dyshohen të kenë kryer tregon një problem serioz në trajtimin e rasteve nga institucionet e drejtësisë”.

Haxhiu shton se “një qëndrim kaq i shkurtër dhe ndërprerja e paraburgimit, mund të çojë në pasoja tragjike siç pamë sot me vrasjen e trefishtë”.

“Sistemi i drejtësisë duhet të tregojë përgjegjësi maksimale për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, shprehet ajo.

Postimi i plotë: