19:18 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / Blerim

Albulena Haxhiu: Mijëra bashkatdhetarë nuk janë përfshirë në listën e votimit jashtë vendit

Ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, kandidate për deputete nga VV për zgjedhjet parlamentare, ka theksuar KQZ dhe PZAP kanë kaluar çdo kufi lidhur me votat e mërgatës.

“Mijëra bashkatdhetarë nuk janë përfshirë në listën e votimit jashtë vendit ndërsa PZAP tallet dhe kërkon që ankesat pranohet vetëm me postë dhe jo me email!”, ka theksuar Haxhiu.

Ajo ka vënë në dukje se kjo është tallje, kjo padrejtësi e ky absurd duhet të marrë fund.

“Gjyqtarët e kanë për obligim të mbrojnë të drejtat e qytetarëve dhe jo t’i shërbejnë atyre që do të ndëshkohen me votën qytetare me 14 Shkurt!”, theksoi ndër të tjera Haxhiu.