75 Mall Live Search
13:11 / E Martë, 08 Prill 2025 / L K

Albulena Haxhiu: Mund të ketë takime edhe me partitë e tjera, por kryeministër do të jetë Kurti

Albulena Haxhiu nuk e ka përjashtuar mundësinë që Vetëvendosje të dërgojë ftesa edhe për partitë e tjera në diskutimet për formimin e Qeverisë.

Haxhiu ka thënë se përveç LDK-së, mund të ketë ftesa edhe për subjektet e tjera politike.

Ministrja në detyrë është e bindur se kryeministër do të jetë Albin Kurti.

“Nuk përjashtojmë mundësinë që të ketë takime edhe me partitë tjera politike opozitare. Ftesa mund të ketë edhe për subjektet e tjera politike, por kryeministër do të jetë Albin Kurti” ka thënë Haxhiu./Indeksonline/