75 Mall Live Search
11:27 / E Premte, 22 Maj 2020 / indeksADMonline

Albulena Haxhiu ndërhynë në punën e Gjykatës Kushtetuese, i tregon se si të veprojë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka supozuar një vendim të mundshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo ka thënë ngritur dilemën se si ka mundësi që të dihet aktgjykimi e mënyra e votimit nga Gjykata, pa u bërë publik ende vendimi.

Por, Haxhiu me statusin në Facebook ka rritur presionin ndaj vendimit të Kushtetueses. Ajo i drejtohet Gjykatës së nuk mund të caktojë afat të ri sepse sipas saj, do të shkatërrohej rendi kushtetues e demokracia.

Kjo është një nga deklaratat e radhës që ka rritur presionin e ndërhyrjen në Gjykatën Kushtetuese, për të cilën gjë ka patur një reagim edhe nga vet institucioni më i lartë i drejtësisë.

“Qytetarët kanë plotësisht të drejtë që të zemërohen. Në njërën anë thuhet “mos ndërhyni në pavarësinë e Gjykatës”, e në anën tjetër orientimet e para të tyre qarkullojnë tek disa, përfshirë edhe në medie!
Si ka mundësi të dihet aktgjykimi e mënyra e votimit, pa u bërë publik ende nga Gjykata?!

Nëse është kështu, atëherë kjo nuk është pavarësi e Gjykatës. Vendimi i tillë është arnim i aktgjykimit për interesa të Thaçit dhe atyre që kanë humbur zgjedhjet dhe janë braktisur nga populli.

Gjykata në mandat të saj, ka vetëm interpretimin e Kushtetutës dhe jo amendamentimin e saj. Amendamente kushtetuese mund të propozojnë vetëm Qeveria, Presidenti dhe 1/4 e deputetëve por pastaj ato duhet të votohen nga Kuvendi.

Sipas Kushtetutës, nuk ka afat për mandatarin. Gjykata nuk mund të caktojë afat. Kjo do ta shkatërronte rendin kushtetues dhe demokracinë.

Kjo do ta përmbysë vullnetin e popullit” shkruan ministrja Haxhiu në Facebook./Indeksonline/