75 Mall Live Search
22:16 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Albulena Haxhiu pasi u zgjodh ministre: “Synimet tona për shtetin e së drejtës do të jetësohen”

Ministrja e re e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e madhe dhe deputetët që e votuan qeverinë e re.

Haxhiu tha se e presin sfida të shumta në ministri por u shprehë se synimet për shtetin e së drejtës do të jetësohen, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sot, morra detyrën e re, atë të Ministres së Drejtësisë.
Është përgjegjësi të cilën do ta kryej me ndershmëri e punë të palodhshme dhe në shërbim të shtetit të së drejtës.

Për këtë, falenderoj aktivistët e qytetarët për mbështetjen e madhe si dhe deputetët e Kuvendit që votuan Qeverinë e re e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve.

Ministrinë e Drejtësisë e presin sfida të shumta por jam e bindur që synimet tona për shtetin e së drejtës do të jetësohen.