Albulena Haxhiu për një vit qeverisje: Kemi dëshmuar se mund të ketë Qeveri të pakorruptuar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media, ka thënë se gjatë këtij viti kanë dëshmuar se në Kosovë mund të ketë Qeveri të pakorruptuar, pa skandale dhe e cila është e përkushtuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve, shkruan IndeksOnline.
Ajo tregoi punët e bëra në Ministrinë e Drejtësisë përgjatë një viti.
“Përveç dokumentit të vetingut janë hartuar edhe amandamente për vetingun në sistemin e drejtësisë. Ne jemi të vendosur që ky proces i rëndësishëm për qytetarët dhe shtetin e së drejtës. Numri i anëtarëve në KPK do të jetë 7 dhe jo 13. Kemi bërë prioritet adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Dhuna në familje mbetet fenomen shqetësues në shoqëronë tonë ku kemi krijuar bazën ligjore për ndihmën juridike falas për viktimat e lutës”, tha ajo.
Sipas Haxhiut, Ministria e Drejtësisë për një vit pune ka miratuar në qeveri 37 dokumente./IndeksOnline/