75 Mall Live Search
19:00 / E Premte, 12 Nëntor 2021 / MSH

Albulena Haxhiu përkrahë Visar Korenicën: Qytetarët e Rahovecit e kanë ndarë mendjen për Visarin

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Rahovecit, Visar Korenica, ka përmbyllur fushatën e tij zgjedhore në këtë komunë.

E, në përkrahje i ka dalur edhe bashkëpartiakja, njëherazi Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Korenica e do shumë Rahovecin, ndërsa Rahoveci e ka ndarë mendjen për të.

“Visar Korenica e përmbylli sot fushatën zgjedhore me vajzat dhe gratë e Rahovecit si shenjë respekti për punën e tyre të palodhshme! Qytetarët e Rahovecit tashmë e duan ndryshimin dhe e kanë ndarë mendjen për një person si Visari që aq shumë e do vendin e tij”, ka shkruar Haxhiu.

Korenica ka marrë 24.78% të votave, duke u gjendur përballë Smajl Latifit të AAK-së në balotazhin për Rahovecin.