75 Mall Live Search
23:06 / E Shtunë, 03 Prill 2021 / OSH

Albulena Haxhiu: Seanca besojë se do të vazhdojë nesër

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit ndoshta mund të vazhdojë nesër.

“Siç e kam thënë edhe më parë për herë të parë Kosova ka pasur edhe kandidate për presidente, ndonëse zgjedhjet ishin parlamentare, pasi ne donim të ishim transparent. Duke pas parasysh se zonja Osmani ka marrë mbi 300 mijë vota është e qartë se qytetarët në njëfarë forme e kanë përkrahur propozimin tonë, është e vërtetë që duhet të ndodhë votimi në Kuvend, por që praktikat kur shkelet vullneti i qytetarëve i kemi parë edhe në të kaluarën e partitë që e kanë bërë një gjë të tillë më pas janë ndëshkuar nga qytetarët”, tha ajo.

“Unë besoj se sot do të shtyhet seanca, për faktin se nuk janë 80 deputetë që duhet të japin votën në kuti, pasi vetëm prania në sallë nuk është e mjaftueshme. Besoj se seanca do të vazhdojë nesër.Presim që deputetët që kanë pasur të votojnë të jenë të pranishëm në seancë nesër e jo sonte”, shtoi ajo.

Haxhiu është pyetur nëse kanë komunikuar me deputetin e PDK-së, Xhavit Haliti i cili tha se nuk ishte njoftuar për seancë dhe është jashtë vendit, por që se nëse do të ishte në Kosovës do të kishte marrë pjesë në seancë.

“Meqë ai ka shprehur vullnetin e tij për të votuar atëherë shpresoj që të jetë nesër në sallë. Natyrisht se i bëjmë ftesë edhe Xhavit Halitin që të vie nesër dhe të votojë. “Do të shtyhet seanca, prandaj besoj se do të vazhdojë nesër”.