23:28 / E Premte, 18 Shtator 2020

Albumi i Ava Max i pari në toplistat botërore

Një tjetër këngëtare me prejardhje shqiptare po arrin të depërtoj suksesshëm në tregun e muzikës botërore.

Bëhet fjalë për Ava Max e cila ka bërë të ditur se albumi i saj i ri “Heaven and Hell” është renditur i parë në “Worldwide iTune Album Chart”.

“Albumi numër 1 në mbarë botën, faleminderit shumë”, ka shkruar Ava Max e lumtur pas këtij lajmi.

Kujtojmë që përveç saj, edhe këngëtaret tjera shqiptarësi Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha hyjnë në mesin e artisteve më të suksesshme në gjithë botën./Indeksonline/