75 Mall Live Search
22:50 / E Diele, 29 Gusht 2021 / AR

Albumi i Kanye West u publikua pa miratimin e tij

Sot ka dalë në treg albumi i shumëpritur i Kanye West i titulluar ‘Donda’.

Mirëpo përmes një postimi në Instagram, 44 vjeçari tregoi se është publikuar pa miratimin e tij, transmeton Indeksonline.

“Universal e nxori albumin tim pa miratimin tim dhe ata bllokuan” Jail 2 “të mos ishte në album,” shkroi ai në Instagramin e tij.

Kjo nuk është hera e parë që Kanye shpreh kundërshtim me këto vendime pasi edhe vitin e kaluar nuk donte të publikonte këngë të reja.

Disa bashkëpunëtor dhe miqtë të ngushtë përfshirë edhe Kim Kardashian kanë dhënë mbështetjen për këtë album./Indeksonline/