75 Mall Live Search
08:31 / E Martë, 02 Korrik 2024 / AR

Albumi i ri i Eminemit ka një datë publikimi

Albumi i ri i reperit Eminem, The Death of Slim Shady (Coup de Grace) do të publikohet, më 12 korrik.

Këtë e ka bërë të ditur reperi përmes rrjeteve sociale. Artisti ndau një trailer për albumin e tij të dymbëdhjetë në studio.

Kënga Houdini u publikua më parë nga albumi. Kënga e dytë, Tobey, do të publikohet këtë javë. Për atë këngë ai bashkëpunoi me Big Sean dhe BabyTron.

Titulli i albumit të ri i referohet alter egos së njohur të reperit 51-vjeçar, Slim Shady.

The Death of Slim Shady (Coup de Grâce) është albumi i tij i parë që nga viti 2020 Music to Be Murdered By./Indeksonline/