Albumi i Yll Limanit dedikim për një vajzë?

Yll Limani ka gati një befasi për fansat.
Përmes një postimi në Instagram ai tregoi se me 5 dhjetor do të publikohet mini albumi me titull “Lshoja zanin”, shkruan Indeksonline.

Në album përfshihen 5 këngë: “Lshoja zanin”, “Qaj”, “Gënjeshtare”, “Vonë” dhe “Çka nëse”.
Këtë lajm të bukur, Ylli e ka shoqëruar me një mesazh.
Ai u shpreh se ky album është dedikim për një vajzë që e ka frymëzuar për këto këngë, me të cilën nuk është më.
“Faleminderit për shoqërinë time që janë aty për mua 24/7 dhe për familjen time që janë dashuria ime më e madhe. Faleminderit për njerëzit me të cilët bashkëpunoj, që më kanë shtyrë për ta finalizuar këtë projekt të nisur shumë vite më parë.
Faleminderit për fansat e mi të çmendur në çdo sekondë, minutë & orë të ditës më shkruani, më dhuroni dashuri dhe më përkrahni pa kushte. Kjo është për ju Yllers-at e mi të trent.
Për fund, faleminderit ty, që disa vite më parë më frymëzove për këto këngë që do t’i publikoj. Je ajo që erdhe e ndenje shkurt në jetën time, po këto këngë do të jetojnë përgjithmonë. Ka kalu shumë kohë, e sot nuk m’dhem ma kurgjo, veç i përjetoj këto kangë si me ni për dhimtë të tjetërkujt.”, ka shkruar ai./Indeksonline/