75 Mall Live Search
22:57 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / OSH

Albumi në kohën e Covidit

Pas më shumë se 5 dekadash, këngëtarja australiane Kylie Minogue është vendosur në krye të klasifikimeve muzikore në Britani.

Albumi saj i pesëmbëdhjetë, “Disco”, kryeson gjithashtu me 55 mijë shitje, duke u bërë më i shituri për këtë vit. Minogue ia ka dalë të kryesojë kundrejt Little Mix, që me albumin “Confetti” ndodhet në vendin e dytë. Ndërsa “Positions” e Ariana Grande, tani ndodhet në vendin e tretë.

“Kam mbetur pa fjalë. Faleminderit atyre që më kanë mbështetur për këtë album. Jam shumë e prekur që ia ka dalë t’jua marrë zemrat”, është shprehur Minogue.

Ky sukses i këngëtares australiane ka ardhur në një kohë të vështirë teksa Britania, por dhe jo vetëm, është duke përjetuar një karantinë të dytë. Në intervistat e mëparshme Minogue është shprehur se nisi që ta krijojë këtë album kur nisi të lodhej nga efekti i karantinës.

Kylie Minogue u bë e njohur nëpërmjet hiteve të mëdha, si: “Better The Devil You Know” dhe “Can’t Get You Out Of My Head”, duke vazhduar pastaj me disa këngë të tjera si “Slow” dhe “Cherry Bomb”.

Disa prej albumeve të saj më të suksseshëm janë Kylie (1988),Enjoy Yourself (1989), Fever (2001), Aphrodite (2010), Golden (2018) etj.