Alby nuk përmbahet, nxjerr foto intime me të dashurin

Aktorja Alby The Goat ka publikuar një moment romantik me partnerin e saj, duke treguar se dashuria mes tyre është më e fortë se kurrë.
Në foton e ndarë në Instagram, çifti shihet duke shkëmbyer një puthje të zjarrtë në një ambient luksoz, ndërsa përshkrimi i postimit është ajo që i ka bërë të gjithë të komentojnë:
“Mom & Dad 🥰🔐”
Çifti është në lidhje prej kohësh, dhe ndjekësit i kanë ndjekur me interes zhvillimet e romancës së tyre.
Ky postim shihet si një tjetër dëshmi e lidhjes së tyre ku së shpejti priten të bëhen prindër./Indeksonline/