Alcantara dëshiron t’i ndajë rrugët me Bayernin, Man Utd e dëshiron në skuadër

Lajmi për dëshirën e Alcantaras që të largohet nga klubi gjerman duket se e ka gëzuar Manchester United.
Kjo pasi që klubi anglez po e dëshirojnë mesfushorin në skuadër.
28 vjeçarit i kanë mbetur vetëm edhe 18 muaj nga përfundimi i kontratës me klubin gjerman, kurse bisedimet për ta zgjatur kontratën nuk janë duke shkuar siç duhet.
Alcantara është pjesë e Bayernit që nga viti 2013 pasi u transferua nga Barcelona, po ashtu nga klubi gjerman priten të paktën edhe katër largime./Indeksonline/.