14:28 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Alcantara e dëshiron Dembelen te Bayerni

Bayern Munich e ka  si opsion Ousmane Dembelen  që ta transferoj atë nga Barcelona.

Thiago Alacantara ka thënë se sulmuesi francez do të ishte një transferim mjaftë i qëlluar, pasi ka luajtur kundër tij dhe e njeh shumë mirë talentin e Demebeles.

 

“Demebele është një lojtar i mrekullueshëm, unë flas si futbollist dhe si një lojtar që ka luajtur kundër tij: ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”, ka thënë mesfushori spanjoll.

 

“Unë kam thënë gjithmonë se dua të luajë me lojtarët më të mirë që duan të luajnë te Bayerni, andaj shpresoj që ai të vije këtu”, ka shtuar Alcantara.

Kampioni i Bundesligës mund ta transferojë francezin në formë huazimi me të drejt blerje në fund të sezonin 2019/20 nga Blaugranasit.