75 Mall Live Search
08:17 / E Premte, 17 Janar 2025 / G T

Alcaraz dhe Zverev vazhdojnë me lehtësi garën në “Australian Open”

Dyshja e fortë në tenis, Carlos Alcaraz dhe Alexander Zverev kanë vazhduar garën në Grand Slam-in, “Australian Open”.

Zverev, i cili është numri dy sipas ATP-së, mposhti me lehtësi 3:0 (6:3, 6:4 dhe 6:4) në sete kundërshtarin e tij, Fearnley, shkruan Indeksonline

Tenisti gjerman pret duelin me francezëve, Humbert—Fils për ta mësuar kundërshtarin e radhës.

Fitore arriti edhe numri 3-të në botë sipas ATP-së, Carlos Alcaraz. Spanjolli fitoi 3:1 në sete (6:2, 6:4, 6:7 dhe 6:2) ndaj portugezit, Borges.

Alcaraz në 1/8 e finales do luajë ndaj fituesit të duelit, Draper-Vukiq./Indeksonline/