75 Mall Live Search
09:39 / E Hënë, 18 Mars 2024 / G T

Alcaraz i pandalshëm në “Idian Wells”, merr titullin pasi mposhti Medvedevin

Carlos Alcaraz ia doli të ruajë fronin në “Indian Wells” teksa në një finale që zgjati për më pak se dy orë (1 orë e 42 minuta), mposhti tenistin rus Daniil Medvedev (ashtu siç bënte edhe një vit më parë).

Tenisti nga Murcia hasi vështirësi vetëm në setin e parë aty ku pas shifrave 6-6, iu desh “tie-break” (5-7) për ta fituar.

Sa i takon setit të dytë, nuk pati më histori dhe numri dy i botës e mbylli me rezultatin 6-1 duke mos i lënë asnjë shans kundërshtarit rus.

Kështu, Alcaraz rikthehet të fitojë një turne pas Grand Slam-it të “Wimbledon” verën e shkuar duke lënë kështu pas krahëve edhe këtë periudhë me shumë ulje e ngritje.

Pas këtij suksesi, Alcaraz shndërrohet në tenistin e dytë që arrin të fitojë pesë tituj Masters 1000 para se të mbushë 21-vjeç, teksa i pari që ia ka dalë është idhulli i tij, Rafael Nadal.

Gjithashtu, Alcaraz është edhe tenisti i parë pas tetë vitesh që fiton dy tituj radhazi “Indian Wells”, teksa më parë këtë turne e kishte fituar tre herë radhazi Novak Djokovic në vitet 2014, 2015 dhe 2016.