75 Mall Live Search
11:03 / E Mërkurë, 22 Janar 2025 / G T

Alcaraz u tall me Gjokoviqin, legjenda e tenisit: Ai mashtroi, u bë kinse u lëndua!

Novak Gjokoviq u kualifikua në gjysmëfinale të “Australian Open”, pasi mposhti Carlos Alcarazin me shifrat 3:1 në sete.

Tenisti serb bëri një veprim që irritoi të gjithë, pasi u bë kinse u lëndua kur lojtari kundërshtar po zhvillonte një super paraqitje në setin e dytë, shkruan Indeksonline

Ish-tenisti amerikan, John McEnroe ka dyshimet e mëdha se serbi mashtroi.

“Mos u mshtroni nga kjo. Ne e kemi parë këtë më herët”, tha McEnroe për ESPN-në.

Megjithatë, Alcaraz e pranoi me sportivitet humbjen ndaj Gjokoviqit, duke thënë se bëri gabim që e la kundërshtarin të kthehej në lojë.

“Të jem i sinqertë, kisha ndjenjën se po e kontrolloja ndeshjen. Por, më pas e lashë atë të kthehej në lojë. Ky ishte gabimi im i madh”, u shpreh Alcaraz

Kujtojmë se në gjysmëfinale Gjokoviq do të përballet me gjermanin, Zverev./Indeksonline/