75 Mall Live Search
19:33 / E Diele, 09 Qershor 2024 / G T

Alcarazi “mjeshtri” i së ardhmes në tenis, fiton “Roland Garrosin” për herë të parë

Carlos Alcaraz është kampioni më i ri i French Open, pasi në finale mposhti kundërshtarin e tij nga Gjermania, Alexander Zverev.

Ndeshja zgjati më shumë se katër orë, kurse rezultati i ndeshjes ishte 3:2 me sete në të mirë të spanjollit, shkruan Indeksonline

21-vjeçari padyshim që është tenisti i së ardhmes, pasi tani e shton në raftin e tij edhe titullin e “Roland Garrosit”.

Kujtojmë që Alcaraz ka fituar edhe dy tituj tjerë të Grand Slamit, si Wimbledon gjatë vitit 2023 dhe US Open gjatë vitit 2022.

Në anën tjetër, për Zverev kjo ishte finalja e dytë si humbës në Grand Slam, pasi edhe në vitin 2020 u mposht në US Open./Indeksonline/