19:52 / E Martë, 26 Korrik 2022 / Gj. Sh

Alderweireld i frikësuar para ndeshjes me Dritën

Skuadra e Dritës, ditën e enjte do ta zhvilloj ndeshjen kthyese në kuadër të Ligës së Konferencës kundër Antwerpit.

Për këtë ndeshje ndihet i frikësuar edhe futbollisti i njohur belg ,Toby Alderweireld, shkruan IndeksOnline.

Në një deklaratë të tij që është publikuar në faqen zyrtare të Antwerpit, Alderweireld duke se friksohet nga takimi me Dritën.

“Pres që Drita të sulmojë më shumë për shkak se do të jetë para publikut të saj, pastaj automatikisht do të ketë më shumë mundësi për ne”, thuhet në deklaratën Alderweireld.

Kujtojmë që ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet ditën e enjte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më fillim nga ora 20:00./IndeksOnline/