75 Mall Live Search
19:29 / E Mërkurë, 05 Nëntor 2025 / Z S

“Aleanca është forca që bashkon Klinën”, Elezaj i bindur në fitore

Kandidati i AAK-së për kryetar të Klinës Zenun Elezaj është shprehur në fitore për garën që do të zhvillohet me 9 nëntor.

Sipas tij 174-shi është zgjidhja e duhur. Më tutje ai thotë së AAK-ja është parti fituese në Klinë.

Postimi i plotë:

NUMRI 174 ZGJEDHJA E DUHUR

Sonte, në shtëpinë e kulturës “Jehona e Dukagjinit”, në një tubim madhështor, me praninë e kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, të Pal Lekaj, dhe deputetëve Lahi Brahimaj e Time Kadrijaj, treguam edhe një herë se Aleanca është forca që bashkon Klinën.

Sonte, ishim bashkë dhe krenarë për rezultatin e 12 tetorit, kur qytetarët e Klinës folën qartë e bindshëm se

AAK është partia fituese në Klinë.

Kjo është fitore e besimit tuaj, e punës sonë të ndershme, e përkushtimit për çdo fshat, çdo lagje dhe çdo qytetar.

Por gara nuk ka mbaruar.

Tani jemi në rundin vendimtar, në një betejë që do ta vulosë fitoren e plotë të Aleancës dhe do ta përcaktojë rrugën e zhvillimit të Klinës për katër vitet e ardhshme.

Fitorja e së dielës është në duart tona.

Prandaj, ju ftoj për angazhim edhe më të madh.

Votoni Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës!

Votoni numrin 174 për fitoren përfundimtare të Klinës!

Kjo fitore nuk është e imja.

Është e juaja.

Është fitore e Klinës që beson në punë, në ndershmëri dhe në zhvillim.