”Aleanca euroatlantike”, Osmani takohet me Trump dhe Macron

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka postuar një fotografi në Facebook, ku shihet mes presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit të Francës, Emanuel Macron.
“Aleanca euroatlantike”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka marrë pjesë në rihapjen e katedrales Notre Dame në Paris.