75 Mall Live Search
23:45 / E Enjte, 28 Maj 2026 / B XH

Aleanca me tubim madhështor në Gjakovë, Haradinaj: Aleanca merr zemër nga Gjakova, e Kosova nga Aleanca

Ramush Haradinaj, ka reaguar në Facebook pas tubimit hapës të fushatës zgjedhore në Gjakovë.

Përmes një mesazhi të shkurtër, por domethënës, Haradinaj ka falënderuar mbështetësit për pjesëmarrjen dhe energjinë e treguar në tubimin e parë të fushatës.

“Aleanca merr zemër nga Gjakova, e Kosova nga Aleanca. Krenar me ju të gjithë. Faqebardhë”, ka shkruar Haradinaj në reagimin e tij, të shoqëruar me hashtagun e fushatës.

Tubimi në Gjakovë shënoi edhe nisjen zyrtare të fushatës së Aleancës për zgjedhjet e ardhshme.