13:44 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Aleanca në Pejë nis fushatën, duke nderuar dëshmorët e kombit

AAK-ja në Pejë ka nisur fushatën, duke nderuar dëshmorët e kombit. “Nuk ka mënyrë më të mirë për hapjen e fushatës zgjedhore se duke nderuar ata të cilët u sakrifikuan për lirinë e vendit.

Sot së bashku me kandidatë për deptutetë dhe anëtarë të kryesisë nga dega jonë, kishim nderin dhe kënaqësinë që fushatën zyrtarisht ta nisim, duke bërë homazhe para bustit të Heroit Kombëtar, Shkelzen Haradinaj, dhe para obeleskut të dëshmorëve të Pejës.

Duke kujtuar të kaluarën do ndërtojmë të ardhmen në mënyrë që amanetin e tyre ta çojmë në vend”, thuhet në njoftimin e partisë.