75 Mall Live Search
16:24 / E Martë, 28 Nëntor 2023 / k.v

Aleatët e NATO-s i bëjnë trysni Turqisë ta aprovojë anëtarësimin e Suedisë

Aleatët e NATO-s i kanë bërë trysni Turqisë të martën që ta pranojë anëtarësimin zvarritur të Suedisë në aleancën ushtarake.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha homologut të vet turk, Hakan Fidan, gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të aleancës në Bruksel të martën që aplikimi i Suedisë duhet të ratifikohet nga parlamenti turk “sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha zëdhënësi i tij.

“Forca dhe besueshmëria e aleancës sonë janë në rrezik. Nuk duhet ta humbim asnjë ditë tjetër”, tha ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonna.

Turqia dhe Hungaria janë dy anëtaret e vetme të NATO-s që ende nuk e kanë ratifikuar aplikimin e Suedisë, as 18 muaj pasi ajo aplikoi për t’iu bashkuar aleancës.

Parlamenti turk e nisi këtë muaj një debat për aplikimin e Suedisë në NATO.