Alec Baldwin: Dua të jetoj në paqe, njerëzit më quajnë vrasës

Alec Baldwin ka folur rreth ngjarjes tragjike që ka ndodhur muaj me parë gjatë xhirimeve të filmit ‘Rust’.
Mes lotësh, ai tha se atë ditë ka menduar që arma është bosh dhe për këtë arsye ka shkrepur me armë, transmeton Indeksonline.
“Ajo që ndodhi atë ditë që çoi në ngjarjen tragjike përmblidhet në idenë se unë dhe Halina kemi diçka të përbashkët që të dy besuam se arma ishte bosh. Të gjithë thonë se ajo ishte fantastike. Bashkëpunëtorët e saj e donin dhe e vlerësonin atë”.
Gjithashtu, ai shtoi se kur e pau bashkëshortin e saj: “Ai ishte shumë i sjellshëm. Ai më përqafoi dhe më tha se do ta kalonim këtë së bashku. Mendoj se ky fëmijë nuk ka më nënë….dhe se nuk mund të bëjmë asgjë për ta rikthyer atë“.
“Dua ta jetoj jetën time në paqe dhe njerëzit më quajnë vrasës. Ish-presidenti i SHBA-së tha se e vrava me qëllim”, përfundoi ai./Indeksonline/