75 Mall Live Search
20:21 / E Martë, 23 Nëntor 2021 / AR

Alec Baldwin kërcënoi se do të sulmonte regjisorin e ’30 Rock’

Kanë dalë detaje të reja për jetën e Alec Baldwin.

Siç raportojnë mediat e huaja, ai nuk ishte bashkëpunëtor i lehtë, transmeton Indeksonline.

Kjo duket qartë nga libri i ri, ’30 Rock, cili pritet të dalë në treg në fund të nëntorit.

Në librin “The 30 Rock Book”, disa ish-bashkëpunëtor diskutuan se çfarë ka ndodhur prapa skenave.

Sipas ‘New York Post’, një redaktor në libër tregoi se gjatë xhirimeve, regjisori Adam Bernstein i drejtoi dy gishtat e mëdhenj për të përcaktuar skenën me Baldwin. Për disa arsye të panjohura thuhet se ky veprim e kishte zemëruar jashtëzakonisht aktorin. Madje, thuhet se ai e ka kërcënuar Bernstein se do ta rrihte nëse do të bënte këtë veprim edhe një herë./Indeksonline/