Alec Baldwin mund të ndiqet penalisht për incidentin në filmin ‘Rust’

Prokurorët në New York kanë ngritur akuza të reja kundër Alec Baldwin, duke pretenduar se arma gjatë incidentit funksionoi siç duhej.
Në prill u tha se Baldwin nuk do të ndiqet penalisht për incidentin e xhirimeve i cili ndodhi në tetor 2021, në të cilin kamermanja Halyna Hutchins mbeti e vdekur, transmeton Indeksonline.
Disa punonjës të filmit e konsideruan atë përgjegjës për vdekjen e saj, sepse ai kishte vepruar ashtu nga pakujdesia.
Avokatët e Baldwin, megjithatë, dolën me analiza që do të tregonin se arma mund të mos ketë funksionuar siç duhet. Duke qenë se aktori 63-vjeçar nuk është ekspert armësh, nuk mund të fajësohet që nuk e ka parë këtë defekt.
Megjithatë, prokurorët kanë thënë fjalën e tyre.
“Nëse konstatohet se arma nuk ishte me defekt, do të vazhdojë akuza ndaj zotit Baldwin”, shkruajnë ata./Indeksonline/